.
×

E fali namazin e Bajramit me veshje kombëtare, shikoni çfarë i shkruan Osman Musliut Sali Berisha



Botapress, 14 Gusht-Imami nga Drenasi ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtarë. Ky gjest i tij i ka rënë në sy edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ka respekt të vecantë për klerikët myslimanë shqiptarë, duke thënë tutje se e përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjedhi që të falte namazin e bajramit me kostum kombëtar.

Berisha po thotë se njejtë respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.