.
×

E humb foshnjën gruja shtatzënë që u aksidentua para katër ditësh në Viti



Para katër ditësh në Viti u aksidentua një femër shtatzënë që po priste të lindte fëmijë.Të njëjtës gjatë ditës së djeshme, sipas Policisë i ka vdekur foshnja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net.Përveç vdekjes së foshnjës, edhe gruaja nga Vitia kishte pësuar lëndime nga ky aksident.

Me vendim të Prokurorit të rastit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për Obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.