[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E konfirmon Dybala: Unë dhe e dashura ime kemi rezultuar pozitiv me coronavirus



Paulo Dybala ka konfirmuar se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv në analizat për coronavirusi.

Është raportuar që disa ditë se sulmuesi argjentinas është infektuar me virus, mirëpo nuk dëshiron të bëjë publike.

Në një postim në Intagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se së bashku me të dashurën janë prekur nga pandemia botërore.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informoj se unë sapo kam pranuar rezultatet e testeve të Covid-19, dhe të dy unë dhe Oriana kemi dalë pozitivë. Për fat të mirë, jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhet. Përshëndetje për të gjithë”, ka shkruar ai.

Tashmë lojtarët e Juventusit janë vetëizoluar e disa prej tyre kanë rezultuar edhe pozitiv e po largohen nga Italia. /Telegrafi/

 

Menu Title