.
×

E mahnitshme: Del edhe video ku shihet arritja e autoblindave nga Amerika për ushtrinë e Kosovës (Video)



Sipas burimeve në FSK kanë arritur mbrëmë 24 automjete të blinduara Humvee, shhkruan Botapress.

Këto automjete të rënda ushtarake janë donacion nga Ushtria Amerikane. “Kosova do t’i ketë gjithsej këtë vit 51 blinda amerikane Humvee”, thonë burimet.

Prodhimi i këtij mjeti ka nisur në vitin 1984 dhe deri më sot janë prodhuar mbi 281.000 njësi. Çmimi për njësi kap vlerën e 220.000 dollarëve.

Ndryshe, Ushtria e Kosovës pritet të zyrtarizohet me 14 dhjetor edhe pse akoma nuk ka ndonjë gjë konkrete nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Ndërsa tanimë kanë dalë edhe pamjet e para të këtyre autoblindave dhe se si duket ato mund ti shihni në videon e siguruar më poshtë:

Video