.
×

E premtja pa xhumanë, a do t`i prijë „xhematit“ halla, Flora Brovina?



E premtja e 12 shtatorit 2014,sipas lajmeve të pa konfirmuara,të çarshisë së thashethemeve,do të jetë ditë e mejdanit të „forcave“(dekonstruktive )partiake të politikës keq të përlyer.

 

Shklruan Neki H Bunjaku

 

A do t`u lexojë dua të shkruara nga papirusi i tualetit?!S`dihet a do t`ia del “namazit” në krye,sepse xhematin i ka pa abdes e ndoshata falën me dy imamë dhe në dy grupe të hasmuara njëra me tjetrën,si në xhaminë e lagjës “Dardania II në Gjilan (Gavrani 2.)?!

Duhet pyetur këta hoxhollarët ekstremistë se atyre që fallen pa abdes dhe me mendjen në gjeti:-A u bëhet kau bull(kabull) apo kabëll??!

Ruana Zot prej mëkatit,prej islamistëve, prej brahimëve dhe kudrës së Sallahit:të gjithë kafshojnë tinëz!

Zgrapojnë po si gjarpëri.

Ruana Zot edhe prej politikajve që nuk u rri fjala,të cilëve edhe ,kështu si janë, nuk mund t`u besohet për asgjë.

Atij që nuk i plotësohen kushtet për ta kënaq mullanin,e prish marrëveshtjen;mu si fëmijtë në lojën me pulla.

Ai që mbeste larg birës thonte:

Koftë prish kjo punë.

Hajdi e nisim prej fillimit!

Loja mbyllej kur bitiseshin pullat.

Këtyne “fëmijëve” të politikë (fikës) tonë nuk po u sosen pullat,sepse krejt popullin e kanë lënë haparesht,pa to.

Do herë këndohej gjithëkah një këngë për çikat që frigoheshin mos po mbesin lënesha:-Shëngjergjat po sillen,vjeshtat po përcillen,

S`po i ço mësitët me më lyp,o djalo…..?!

Ditët,javët e muajt po shkojnë,mirëpo,Kosova jonë po mbetët lëneshë,peng e politikajve të pa përgjegjshëm,kërmë për darkat e drekat e tyre të shpeshta e të shumëta.Bilem edhe shumë më keq kur ua shmangun destinacionin,duke I quajtur:dreka apo darka pune.Hajde bela,hajde!

Kurse populli han mbetjet e këtyre shujtave të „punës“ bashkë me gënjeshtrat dhe tradhëtinë që u servohen.

E premtja e 12 shtatorit do të vulos shumë intriga e besëthyerje.Mbase dikënd do ta nxjerr jashtë loje.

Le të bëhet si është shkrue dhe si është krue.

Vetëm konfliktit për hiçgjë le t`i vnohet kapaku!

Deputetët le t`i thërrasin arsyes dhe mos të shkepin grushte!

Dëshiroj që edhe karrikat mos të kërsasin!Por,që t`u ikët këtyre metodave të poshtërsisë e të dhunës,duhet të mos përdoret gjuha e hemët,ofenduese dhe të ruhet gjakftoftësia.

Le të dominojë arsyeja bashkë me mjetet demokratike!

Tash është edhe koha që të tregojnë burrëri e pjekuri,çka deri më tash u ka mungur tërësisht.

Le ta pranojnë njerëzisht si fitorën ashtu edhe humbjen dhe kësaj lufte klanesh t`i vehet kapaku.

Kosova pa Shtet,pa Qeveri e me shumë bandita,kriminelë e spiuj te të gjitha ngjyrave e kalibrave,është bërë lamë dhe darka e dreqit.

E premtja e 12 shtatorit është në prag,por edhe dyshimi për një zgjidhje fatlume,rri horoz.

Së pakut,mund të shpresojmë që ta leqitim të keqën.

Ashtu qoftë!!!