.
×

E tradhtova gruan prej 1 viti, por ajo më zbuloi dhe më shokoi duke më treguar që…



E tradhtova gruan prej 1 viti, por ajo më zbuloi dhe më shokoi duke më treguar që…
Por, ai thotë se ajo e ka zbuluar dhe më pas i ka treguar se e ka tradhtuar edhe ajo dhe është shokuar.

Rrëfimi i tij i plotë:

Kam bërë seks me një grua që punon në një bar prapa klubit të futbollit dhe kam pasur disa afera radhazi.

Por tani e kam kuptuar se edhe gruaja ime ka pasur një aferë dhe po çmendem nga xhelozia.

Kur ne u takuam u pajtuam që do të kemi shoqërinë tonë të ndarë dhe që do të dalim çdo javë në mbrëmje të ndarë.

Unë nuk kam qenë i besueshëm por kam menduar se gruaja nuk do të lëndohet dhe nuk do ta dijë kurrë.

Ne kemi qenë bashkë për 8 vite dhe të martuar që 4.

Unë jam 28, gruaja 26 vjet dhe kemi dy fëmijë, një djalë 6 vjet dhe një vajzë 3.

Unë shkoj në klub futbolli dhe në klube nate dhe gjithmonë kam nga një natë me femra të ndryshme, por kryesoren e kam gruan në klubin prapa atij të futbollit.

Ajo është 30 vjet dhe nuk ka qenë e martuar por ka tre fëmijë.

Nëna e saj kujdeset për fëmijët derisa ajo punon dhe unë shkoj kur mbyllet lokali.

Ajo është një grua e argëtuar dhe seksi është i mahnitshëm. Pas një viti ose më shumë që shkoja tek ajo, më tha që ka ndjenja për mua.

Ajo dëshiron që unë ta lë gruan por i kam thënë se nuk mund t’i lë fëmijët.

Vitin e kaluar gruaja ime e gjeti një mesazh në telefon nga kjo grua që më pyeste se çka do të bënim herën tjetër. ajo u çmend dhe ne u grindëm.

Ne qëndruam bashkë por nuk folëm për gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe unë e tradhtoja por në fund vendosëm që t’i jepnim edhe një shans martesës sonë për shkak të fëmijëve.

Ne folëm për t’i sqaruar gjërat dhe u shokova kur ajo më rrëfeu se më kishte tradhtuar me një burrë që kishte njohur në shkollën e djalit.

Vendosëm të mos ndaheshim por unë po bëhem shumë xheloz për këtë aferë të saj edhe pse ka përfunduar, por unë nuk mund t’i besoj asaj më.

Më duket sikur marrëdhënia jonë po merr fund dhe po shikoj çdo femër por fëmijët po më mbajnë në kurth.

Përgjigja e psikologes:

Ti ke shikuar për secilën femër dhe është normale të mos i besosh asaj sepse as vet nuk ke qenë besnik.

Fëmijët e tu kanë rëndësi për ty dhe kjo është mirë. Por është mirë të qëndroni për ta nëse ju mund ta bëni martesën të lumtur.

Të qëndroni bashkë deri në fund dhe në mënyrë mërzitshme ju jep atyre një model të keq dhe do të krijojë atmosferë të keqe.

Tregoj gruas si ndihesh dhe përpiquni ta shpëtoni martesën./