.
×

E ulët: Shkoi për të blerë bukë, hajni në Podujevë kapet nga kamera teksa vjedh arkën e bamirësisë



Botapress, 18 Gusht-Një person i cili kishte shkuar për të blerë bukë në një furrë të qytetit të Podujevës, ka vjedhur edhe arkën e bamirësisë së kësaj furre.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë teksa personi në fjalë, me një kapelë të zezë në kokë, fut arkën një qese të bukës.Sipas pamjeve, ai  “sigurohet” që askush të mos e shoh teksa arkën me disa para ta marri e vete.

Për më shumë, shikoni pamjet:

VIDEO