.
×

Edhe Komuna e Malishevës e lëshon parkingun për mërgimtarët



Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës, në shërbim të mërgimtarëve, shkruan Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara.

Një vendim të tillë e ka marrë ditë më parë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.