.
×

Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale



Botapress 24 Janar – Ftesë nga Gjykata Speciale ka pranuar edhe anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe njëherësh kryetar i degës së Kaçanikut, Hajrush Kurtaj.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL – UÇK-së, Hysni Gucati.“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj”, ka shkruar Gucati, të premten.

Historiku i Gjykatës SpecialeGjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.
Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër