[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe një kryeministër rezulton pozitiv me Covid-19



Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka njoftuar të hënën se ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirusin e ri. Duke folur direkt nëpërmjet një video në Facebook, ai ka treguar se nuk ka pasur simptome.

“Unë nuk kam pasur simptome, por kam vendosur të testohem pasi po planifikoja të vizitoja vijën e frontit”, ka shtuar Pashinyan, ndërsa ka treguar se gjithë familja e tij është infektuar.Armenia, me popullatë rreth 3 milionë banorë, ka regjistruar 9402 raste me COVID-19 dhe 139 të vdekur.

Menu Title