.
×

Edhe PZAP si KQZ-ja: Votohet vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës



Botapress 13 Shtator  – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe e cila është ankuar kundër vendimit të KQZ-së se vetëm dokumentet e Republikës së Kosovës janë dokumente të vlefshme për identifikim në ditën e votimit.

Vendimi është marrë para pak momentesh, thonë burimet e Gazetës Blic.Lista Serbe është ankuar se udhëzimi i KQZ-së është diskriminues.

Por, çfarë kishte vendosur KQZ-ja në fillim të javës?Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sipas të cilit udhëzohen Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve se dokumentet e vlefshme për identifikimin e votuesve me 6 tetor janë vetëm dokumentet e Republikës së Kosovës.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kur ka folur më herët për Radion Evropa e Lirë e ka arsyetuar këtë vendim të KQZ-së duke thënë se “qëllimi i udhëzimit është heqja e çdo dilime për këtë çështje për shkak të paqartësive që janë shfaqur në proceset e kaluara zgjedhore si dhe tregon kujdesin e KQZ-së për sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”.