.
×

Ekskluzive: Gani Geci tregon për herë të parë se kur e kishte taku Xhavit Halitin dhe ja çka e kishte pyetur



Botapress 18 Prill- Ka qenë një deklarim i Xhavit Halitit në telebizionin TV Dukagjini që e ka nxitur Gani Gecin të reagoj dhe të jap një sqarim për opinion për takimin e tij të parë me Xhvit Halitin, shkruan Botapress. Në një postim të tij në Facebook, Gani Geci jep këto detaje për takimin e tij të parë me Xhvit Halitin.

Ja postimi i Gani Gecit në Facebook:  Te nderuar miq! Meqenëse ne emisionin e TV Dugagjinit, Xhavit Haliti, ndër të tjerash e përmendi edhe çështjen e Komunikatës nr 59 e shkruar ne emer te Shtabit te Përgjithshëm të UÇK -së kunder meje dhe familjes sime dhe e cila Komunikatë, ishte një rren e një shpifje si dhe një poshtërsi dhe këtë poshterrsi e kanë kundershtua ne terësi Komandant dhe anëtarë të Zonë Operative të UÇK-se ne Drenicë. Për me sqaru ma shumë takimin tim te rastesishem me Xhavit Halitin po jap këtë shpjegim. Une Gani Geci personalisht e kam taku Xhavit Halitin në një udhëtim me Aeroplan në vijën Prishtinë – Shtutgart, në vitin 2005.

Rastësisht na ra që të jemi në një rend të ulësve në Aeroplan. Në mes kishim Sabri Fejzullahun. Me këtë rast pyetjen e parë që ia kam bërë Xhavit Halitit ka qenë; Unë jam Gani Geci dhe po ju pyes se kush e ka shkru komunikatën Nr.59 kundër meje e familjes time? Xhavit Haliti më tha se ka dëgju për mua përmes medieve por ma shumë e njeh vëllaun tim Halilin nga Shqipëria meqenëse vëllau im ishte me kolonel Ahmet Krasniqin. Xhavit Haliti tha se nuk e di se kush e ka shkru atë Komunikatë dhe se ai vetë nuk e kishte shkru. Gjatë udhëtimit dy oresh e kam pyt per Ahmet Krasniqin si dhe per Marrëveshjen e Osllos. Ai më tha se nuk ka pas Marrëveshje të Osllos sepse nuk jemi pajtu për shkak se kush duhet me i shkru komunikatat ne Emer te UÇK -ês dhe ka dështu nënshkrimi i Marrëveshjes.

Ahmet Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij insistonin që të leshonim një komunikatë të përbashkët në emër të Luftës por ne nuk kemi pranu dhe Marrëveshja ka dështu. Ndër të tjerash Xhvit Halitit ia kujtova faktin se si pasojë e asaj komunikate ndaj meje ishte bërë një atentat me çrast më janë vrarë dy shok të mi dhe unë jam plagosur. Xhavit Haliti përsëri më tha se nuk e di se kush e kishte shkruar atë komunikatë. ia kam brë me dije Xhavit Halitit se nuk do të ndalem duke e kërku autorin që e ka shkru atë Komunikat dhe drejtësinë do ta kërkoj me ligj ose me Kanun. Ja kjo ishte biseda dhe takimi i parë me Xhavit Halitin pas luftës më vitin 2005.