.
×

Ekskluzive: Hodaj largohet nga Drenica, ky pritet të jetë klubi i ri i tij



Pas disa transferimeve tek skuadra e Drenicës, tani kanë filluar edhe largimet.Portieri i Drenicës, Drin Hodaj është larguar nga ekipi i Lushtakut, pas vetëm gjashtë muajve eksperiencë.Drin Hodaj ka konfirmuar largimin nga skuadra e Drenicës për ‘GazetaBlic’.

“Po është e vërtetë. Nga sot nuk jam më pjesë e skuadrës së Drenicës. Falënderojë kryesinë e klubit, pasi ishin shumë korrekt me mua gjatë kohës time këtu. Kam disa oferta dhe në ditët e ardhshme do të vendosi për të ardhmen time”, tha Hodaj për gazetën.Interesim për ish portierin e Kosovës U-21 kanë shprehur disa klube me mjaft traditë në futbollin kosovar.Burime të ‘GazetaBlic’ mësojnë se Flamurtari, Dukagjini, Ballkani dhe KEK-u kanë shprehur interesim për shërbimet e portierit të njohur. Lojtari pritet të transferohet tek skuadra e KEK-ut, me ç’rast edhe do të jetë zëvendës-kapiten.

Hodaj ishte edhe në të kaluarën pjesë e KEK-ut, ku fitoi Ligën e Parë dhe tregoi paraqitje fantastike me ‘Elektricistët’.