[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekspertët italianë surprizohen nga shenja tjetër që COVID-19 shfaq tek të infektuarit



Botapress 22 Maj – Diçka e re zbulohet çdo ditë, midis efekteve të infeksionit prej Covid-19 ka edhe një rritje të presionit sistemik të gjakut. Hulumtimi u krye nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos që shpjegon shkaqet e tij.

Deri tani kemi mësuar pothuajse gjithçka për Covid, por çdo ditë që kalon ka gjithmonë diçka të re. Sipas një hulumtimi të kryer nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos në Itali, përveç mushkërive (shënjestra e tij e preferuar), lëkura, sistemi nervor dhe organet e tjera si zemra dhe truri, koronavirusi shkakton edhe rritje te vazhdueshme të presionit sistemik të gjakut.


Si rritet presioni, Ndërsa problemet e frymëmarrjes bëhen gjithnjë e më serioze, Covid evoluon në një patologji vaskulare që përcakton paqëndrueshmërinë hemodinamike. Studimi, i kryer nga Universiteti Shtetëror i Milano midis dy grupeve kërkimore, klinika dhe laboratori, dhe I botuar në revistën e specializuar ‘Evropian Journal Respirator’, tregon se si disa të infektuar nga koronavirusi mund të pësojnë një degradim progresiv të funksionalitetit të indit që mbulon sipërfaqja e brendshme te enëve të gjakut dhe që shoqërohet me një rritje të presionit, apo thënë ndryshe hypertension.

Shoqata Italiane e Hipertensionit Arterial tregon se në Itali hipertensioni prek mesatarisht 33% të burrave dhe 31% të grave.

Menu Title