.
×

Elvana Gjata merr 20 mijë euro në koncert/ Këngëtarja reagon për herë të parë në lidhje me shifrën



Një lajm i bujshëm ishte në mediat rozë, deklarata ndoshta e paqëllimshme e Valdrin Sahitit, kur gjatë bisedës me moderatorin Ermal Mamaqin tregoi se mikja e tij, Elvana Gjata merrte 20 mijë euro në koncert.

Lidhur me këtë shifër ka folur për herë të parë mbrëmjen e djeshme këngëtarja në një lidhje telefonike me ‘Xing me Ermalin’ ku moderatori e pyeti nëse është e vertetë që merr 20 mije euro.

’O zot po ç’i ke këto mo aman’ u shpreh Elvana duke qeshur dhe duke nënkuptuar se këto lajme janë disi të ekzagjeruara.