.
×

Engjëll Berisha, merr çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”



Liridona Morina-Botapress, Prishtinë, 17 shtator

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ndau sot çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”  në fushën e muzikës, dhe çmimet vjetore në kategori tjera. Çmimin kryesor e mori akademiku Engjëll Berisha për vepër jetësore, ndërsa Kreshnik Aliqkajt iu nda çmimin vjetor në  kategorinë e veprave kamertale për veprën ‘’Sekster Dialestik’’, dhe  çmimi vjetor për kategorinë e veprave simfonike konceptuale për vitin 2013 iu nda  kompozitores Dafina Zeqiri për veprën ‘’Kujtoj’’.

Ministri Krasniqi ndihej i nderuar që sot ndau çmimin kombëtar për vepër jetësore për  profesorin e  shquar të Kosovës, Engjëll Berisha i cili përmbi 50 vite përmes krijimtarisë së tij përmes punës së tij edukative i ka dhënë aq shumë skenës dhe muzikës në Kosovë dhe me punën e tij ka ndikuar jo vetëm te shtimi i kuadrove, por edhe te krijimi i vlerave dhe të standardeve shumë më të avancuara se sa në të kaluarën, ka thënë ministri Krasniqi.

Ndërsa, Engjëll Berish  falënderoj  Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit për ndarjen e këtij çmimi.