[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erget Cenolli: Përsëri dhe përsëri, për çmimin “Nobel”



E them për të shumtën herë se ka ardhur koha që shqiptarët ta marrin këtë çmim. Herët e kaluara kam proponuar që kandidat i dytë, përveç Kadaresë (tashmë kandidat i përjetshëm), të ishte zoti Moikom Zeqo, por meqë ndërroi jetë, atëhere vështrimi duhet drejtuar në të tjerë shkrimtarë shqiptarë.

Midis tyre mund do të propozoja zotërinjtë Jusuf Buxhovi  dhe Luan Starova, që jetojnë përkatësisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy këta kanë vepra cilësore, disa prej të cilave janë përkthyer në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, si edhe në disa prej gjuhëve ballkanike. Marrja pjesë në paraqitjen dhe mbrojtjen e këtyre kandidatëve duhet të jetë i plotë dhe aktiv prej Akademive të Shkencave të vendeve ku këta shkrimtarë jetojnë, punojnë dhe botojnë.

Si përfundim me tri kandidatura cilësore (Kadare, Buxhovi, Starova), do të jemi në gjendje të kandidojmë denjësisht për çmimin “Nobel”.

Menu Title