.
×

Eroll Veliu: Mëngjes vjeshte



Një mëngjes vjeshte, ndërsa tashmë shëtisja, pa hedhur vështrimin përreth, më lindi ideja që duhej ta kisha patur shumë kohë më parë dhe vrapova për në parkingun më të afërt të taksive. Ishte shpresa ime e fundit, do të desha që shoferi të nxitonte, që qyteti plot me njerëz të më lejonte të kaloja. Ndoshta mendoja kaq shpesh sepse shpresoja të ndryshoja të shkuarën, në kujtimin tim të ankthshëm, me qenien time aty kaq shpesh dhe kaq të brengosur dhe të penduar.
Vetëm zbrazëtirën e shumë pritura të kujtesës, miopia e shikimit të shpëtojnë nga rënia në humnerën e paanë të mërzisë dhe kur rastis të dëgjojë ndonjë teolog që bisedon për diturinë e pafund dhe parashikimin nxiton të kryejë i alarmuar çdo namatisje të mundshme. Sodit kopenë e vetë, frutat hibride të mërzisë dhe të shkujdesjes dhe ndonjëherë, në qoftë se aktorët kanë një talent të veçantë, e le veten sa të tërhiqet nga spektakli që u dihen fatet e tyre. Kështu ky grup lakuriq, kush e di përse, duhej t’i kishte shpëtuar vëmendjes së tij dhe tani i kthehet si diçkaje shumë të çmuar, e ngjashme ndoshta me atë ndodhi e përcaktuar nga njerëzit një “suprizë” dhe e bllokuar për qeniet e sërës së tij.