[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Esad Dujaka: E çka nëse z.Lajçak nuk “e shfleton” rrjetin social?



Ishte në Prishtinë z.Lajçak dhe për tri ditë të plota kontaktoi liderë e pushtetarë,
përfaqësues të shoqërisë civile, madje edhe një prift të kishës orthodokse serbe. Sa
mirë, civilizuese, e pritëm dhe e përcollëm plotë enthuziazëm sepse menduam se erdhi
e shkoi me nijetin më të mirë…
Dhe, për habinë tonë, pa u bërë 24 orë, edhe më pak, z.Lajçak që në Bruksel vjen nga
Sllovakia, në mes të kryeqytetit serb dje deklaroi me enthuziazëm se Kushtetuta nuk
është Bibel! E kishte për atë tonën të Kosovës, ku Asociacionit aq shumë të përfolur nga
viti 2015 kur “me gishtin tonë e çorruam syrin”, kurse ata që ishin aty e mohojnë një gjë
të tillë…
E ndryshimi i Kushtetutes së shtetit fqinj, pra Serbisë, është dhe do të jetë një “masë për
tregti” e si “qetësues popullor” në Serbi- “Kosova s’është pjesë e Serbisë” që de facto
nuk është që nga 12.06.1999!
Po, edhe sipas z.Marti Ahtisari, pakica serbe dhe objektet e tyre kishtare e historike do
të kenë tretman të barabartë sipas normave ndërkombëtare…Kosova, sipas këtij zotimi
ndërkombëtar, do të ishte shembulli MË I MIRË në botën e civilizuar e ndoshta edhe si
eksperiment i drejtësisë ndërkombëtare!?
E ajo që sot më shqetësoi jasht masës ishte REAGIMI JOSERIOZ I PRISHTINËS
ZYRTARE!
Një lider me ca rreshta, eh sa për për të thënë, tjetri një fjali pak më të nxehtë, por të
gjitha ishin zëra të shtjerrur në shketëtirë( lat.Vox clamantis in deserto)…
Nuk pajtohem si qytetar i këtij vendi që po vuan nga plagë nga më të ndryshmet, disa
nga jasht e më shumë nga brenda, me këtë mënyrë të REAGIMEVE TË
PAEFEKTSHME!
JO! Pse nuk mblidhet Qeveria!? Ose, te e fundmja – ku ishte Kuvendi i cili sot sipas
raporteve të kolegëve të mi gazetarë – “ka rreh ujë n’havan”, duke folur lidhje e palidhje
per mal e per verri…
Ka merituar z.Lajçak, që rastësisht është nga Sllovakia, ta ket të qartë porosinë E
FUQISHME E UNIKE nga Prishtina ZYRTARE se e respektojmë bashkëpunimin
ndërkombëtar dhe jemi përcaktuar për orientim civilizues Properëndimor por nuk do të
lejojmë për asnjë ÇMIM NËPËRKËMBJEN E SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS, ku do
të respektohen të drejtat e të gjithë QYTETARËVE (mu ashtu siç jemi pajtuar në
konventat ndërkombëtare me të nderuarin z.Ahtisari), por se DO TË JEMI KUNDËR
FORMIMIT TË NJË SUBJEKTIVITETI ME PERFORMANCA SHTETËRORE, SIÇ DO
TË ISHTE ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME PAKICË SERBE!
Pra, këtë reagim të qartë e kam pritur si qytetar i këtij vendi…E jo nëpër rrjete sociale,
siç vepruam gati si adoleshentë! Pasi, ma thotë mendja se dolëm JOSERIOZ para
botës së civilizuar e sidomos para diplomacisë ndërkombëtare!
Nuk është vonë që këtë lëshim ta ndreqim në ditët në vijim!
Nuk është vonë asnjëherë!
Drojë se do të na gjykojë historia, gjeneratat e reja s’do të na falin këtë gabim historik…

Menu Title