[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Esad Dujaka: Halucinacione apo hamendësime në kohë pandemie



1.E “hidhëruam” natyrën?

Nga na erdhi Covid-19 që tronditi botën? Nga Wuhani i Kinës…Variante nga më të ndryshmet: Nga një treg i mishit, pikë së pari nga lakuriqët! Pastaj, në atë rrëmujë u lansuan edhe variante të tjera- jo nga Amerika e solli një spiu kinez, jo po në laboratoriumin e biokimisë “iku” virusi nga fundi i vitit 2019 dhe ” mori këmbë” e u nis në rrugë të ndryshme të këtij Globi…Filluan menjëherë akuzat diplomatike si zakonisht në këso raste- se kush dhe pse e hodhi këtë të keqe në rruzullin tokësor? A është diplomaci, luftë speciale për dominim në planet globale? Historia do ta zbuloj, jo tash por kur nuk do të jemi ne…
Shkencëtarët më zemërgjerë e kokëmbushur me dije filluan ta akuzojnë NJERIUN QË E PREKU NATYRËN EDHE ATY KU E SHËMTOI, E LËNDOI DHE DUKET SE PO I HAKMERRET NJERËZIMIT!
Kjo ngel për tu vërtetuar shkencorisht e jo të mbesin hypoteza shkencore që kërkojnë hulumtime të thella e të argumentuara!

2.ZOTI DHE AMERIKA

Menjëherë pas luftës në Kosovë, delegacione të ndryshme nga bota, sidomos nga vendet mike, vizitonin Kosovën.Me një rast prita në RTV 21 një grup studentësh nga një universitet evropian ku kishte studentë nga vise të ndryshme të botës, dy nga SHBA-ja.Unë i ngazllyer me atë që kishte bërë Amerika për ne, në ndarje ua thash pa hamendje ” Zoti n’qiell e Amerika n’tokë”!Kur mendova se thash një fjalë të madhe si mirënjohje miqësore, njëri nga dy studentët amerikanë ma ktheu: “Zotri, me gjithë respektin, ju kuptojmë pse e thuani këtë me aq shpërthim, por poqë se ndodh një cunami në brigjet e Atlantikut, atëherë duhet të jemi real, Amerika është e pafuqishme t’iu bëjë ball fatkeqësive të tilla natyrore…”
U ndam si miq, kurse kjo fjalë e studentit nga matan Atlantikut, më futi në mendime dhe sot pa hamendje për këtë çështje mendoj po si studenti amerikan, sepse i riu nga Nju Xhersi ishte më real dhe më bindës!
Dhe, kur jemi te miqët tanë amerikanë, unë si ballkanas kam pasur shpresa të mëdha se bota shkencore farmaceutiko- medicinale amerikane do t ‘i dalë përpara kësaj së lige që erdhi e s’ dihet ende si dhe pse erdhi gati në gjithë ruzullin tokësor!
Po punohet, raportojnë përditë e më shpesh agjencitë botërore të lajmeve!
Kompanitë më te njohura farmaceutike, që nga Uashingtoni, Londra, Berlini, por edhe Moska,Tokio e Pekini! Shpresat janë të vogla se do të gëzohet njerëzimi nga një vaksinë e sigurtë deri në pjesën e parë të vitit 2021!
Deri atëherë ta vazhdojmë luftën e filluar kundër virusit Covid-19, i cili sipas shkencëtarëve dhe socilogëve kjo botë pas “sulmit” të papritur të këtij mikroorganizmi mikroskopik, nuk do të jetë ASNJËHERË siç ka qenë deri vjet, megjithë humbjet në njerëz, në ekonomi e sektore tjera të jetës, e të cilat do të lënë pas veti gjurmë të pashlyeshme e humbje të pakompenzueshme…Disa shkencëtarë e psilologë shtojnë se ” bota do të jetë më ndryshe…”

Menu Title