[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Eskalon debati: Përplasje e ashpër mes Shpejtim Bulliqit dhe Nexhmi Rudarit



Shpejtim Bulliqi kadidat për kryetar të Podujevës nga VV dhe Nexhmi Rudari nga LDK, vazhdimisht po drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit.

Shpejtim Bulliqi i ka hedhur akuza të rënda ndaj Nexhmi Rudarit duke thënë që LDK-ja nuk e di se çfarë ka punuar ai.“Shpejtim Bulliqi anëtarët e LDK-së nuk ka nevojë t’i shantazhoj, por LDK-ja nuk e din se çfarë ka punuar Nxehmi Rudari. Po shantazhojnë punëtorët e arsimit që në momentin që do të vijë Shpejtim Bulliqi do t’i largoj të gjithë”, u shpreh ai

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nexhmi Rudarit duke thënë se Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK-së.“Shpejtim Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK-së, Bulliqi ka dalë kur i ka realizuar të gjitha interesant në LDK-së. Ka qenë drejtor, ka qenë deputetë, nënkryetar i partisë, LDK-ja t’ka ba ky qe je ti , krejt prej LDK-së i ke ba, kur e ke pa që s’ke çka nxjerr ma prej LDK-së, ke dalë”, u shpreh ai.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu ka thënë se kandidatët nga VV e LDK janë nga e njëjta parti por vetëm emrat i kanë të ndryshëm, duke nënkuptuar që Shpejtim Bulliqi një kohë të gjatë ishte pjesë e LDK’së.

Menu Title