.
×

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Ventius International vazhdon zgjerimin në Evropën perëndimore



 

Ventius International, prodhuesi i shpuzës dhe dyshekëve, për herë të parë  eksporton produktet saj në Holandë, ku do të ofrojë dyshekë të ndryshëm, për  kompaninë holandeze MPS textiles, e cila operon me shitjen e produkteve në  Francë, Gjermani dhe Holandë.

Drejtori ekzekutiv i fabrikës së shpuzës dhe dyshekëve Ventius Interantional, Eroll  Shabi potencon se cilësia e produkteve tona ka qenë faktor vendimtar i kërkesës  për bashkëpunim nga kompani të huaja që veprojnë në tregjet ndërkombëtare.  Prodhimi me teknologjinë më të avacuar moderne nga një staf profesional, ka  rezultuar në përmbushjen e standardeve të cilësisë që kërkojnë vendet e Bashkimit  Evropian.

Ai tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar, Ventius International ka eksportuar reth 6  milion euro produkte, kurse pritet që kjo vlerë të rritet deri në fund të këtij viti. Kjo  për faktin se janë finalizuar marrëveshjeve të reja për bashkëpunim me kompani  ndërkombëtare.

Drejtori ekzekutiv i kësaj fabrike thekson gjithashtu se prodhimet e kësaj kompanie  aktualisht eksportohen edhe në vendet tjera si, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi,  Serbi, Kroaci, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Francë.

Përndryshe, fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Ventius International, është  themeluar në vitin 1989 dhe  zhvillon veprimarinë e saj me sukses në prodhimin e  shpuzës me dendësi të ndryshme, dyshekë në modele e madhësi sipas kërkesës së klientëve, mbishtresa dysheku, jastëkë të gjumit, jastëkë dekorativ, jastëkë mbështetës, dyshekë pikniku, kolltukë dhe shumë aksesorë të tjerë. Sot kjo  kompani ka të punësuar rreth 600 punonjës.

Rritja e eksportit të prodhimeve të Kosovës është një nga hapat kyç për rritjen e  numrit të vendeve të punës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.