.
×

Familja 10 anëtarësh mbetet pa kulm mbi kokë



Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht.Komuna e Malishevës ka njoftuar se dhjetë anëtar të kësaj familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.“

Këtë familje, sot në orët e para, e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se do ti bëhet një zgjidhje e shpejtë për ti siguruar strehim”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Begaj ka deklaruar se do të shohin të gjitha mundësitë që të bëhet zgjidhje për familjen Bytyçi, në mënyrë që të rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për këtë familje.