[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatkeqësia e jetës e Arjetës apo “ushtarja e Rugovës” që kërkon një vend pune!



 

Njëzet vjet më parë, më 8 nëntor të vitit 2000, ajo ka përjetuar fatkeqësinë më të rëndë të jetës  së saj. Prej atëherë Arjeta Lushi i vuan pasojat e atij aksidenti fatal, shkruan Botapress.

Aksidenti që ia ndryshoi rrjedhën e jetës. Në një dasmë familjare, më 8 nëntor të vitit 2000, ajo, bashkë me babain, nënën, vëllaun e motrat po merrte pjesë në dasmën e martesës së nipit të familjes së saj në fshatin Rugovë të  Hasit. Arjeta, si më e vogla që ishte, ishte future në një makinë vetë e 10-ta. Ishte viti i parë pas  përfundimit të luftës në Kosovë dhe pak kush përfillte rregullat e komunikacionit siç janë leje e  drejtimit të makinës apo numri i lejuar i udhëtarëve në makinë.

Por kjo dasëm e martesës së djalit të hallës së saj (motrës së babit) do të jetë fatale për Arjetën.  Data e 8 nëntorit  të vitit 2000 do të jetë fundi i një fëmijërie të lumtur dhe fillimi i një jete me  plot sakrifica, sëmundje, dhembje, mbijetesë….

Kur drejtuesi i makinës, në të cilën gjendej Arjeta dhe 9 të tjerë, të gjithë gra e vajza të dasmës,   tentoi të parakalonte kolonën e dasmorëvet të tjerë, mbi urë, në drejtim të tij po vinte në  makinë e rëndë. Ai nuk pati “rrugë” tjetër, ose të përballej me makinën dhe kështu të  përfundonte nën rrotat e makinës së rëndë, ose të përplasje jashtë rrugës. Zgjodhi “rrugën” e  dytë, lëshoi rrugën dhe u rrokollis me makinë poshtë rrugës.

Arjeta, që ishte e ulur në “kepekun” e prapmë të makinës do të “fluturojë” nga makina…Të gjithë  të tjerët do të lëndohen lehtë, vetëm Arjeta Lushi do të përplaset me kokë  dhe do të  përgjaket….

Pastaj pas 5 javë në spital ne gjendje kome. Kur i ka ardhë vetëdija e ka parë veten se është në  spital. Ka parë nënën te koka dhe motrat mantelbardha përreth saj…  Arejta Lushi arrin të mbijetojë këtë fatkeqësi komunikacioni, por me pasoja.  Ajo ka probleme në  të ecur, por ngapak edhe në të folur.   Arjeta Lushi përsëri në këmbë!

Ata që e kanë lexuar romanin “Përsëri në këmbë” do të binden se Din Hyka i imaxhinatës së  shkrimtari Dhimitër Xhuvani është Arjeta Lushi në realitetin e sotëm  Arjeta Lushi nuk është pajtuar me fatkeqësinë e jetës së saj. Arjeta ka diplomuar në Universitetin  Publkik “Ukshin Hoti” në Prizen në Adiministrim Biznesi.

Por ky nuk është tregimi i fundit i jetës time. “Edhe unë dua ta jetoj jetën time. Nuk dua të jem  barrë e familjes,  nuk dua të jem rast social për shtetin. Dua të gjej një vend pune, Edhe unë jam si gjithë të tjerët”, thotë në rrëfimin e saj për Botapress, Arjeta Lushi, vajza që u bë “viktimë” e  një fatkeqësie komunikacioni.

Ushtarja e  Rugovës, LDK-istja e përbetuar e fansja e flaktë e Anton Qunit, Vjosa Osmanit e  Haxhi Avdylit Arjeta Lushi nuk është e pavarur politikisht. Ajo është shumë “e ndikuar” politikisht. është  rugoviste dhe LDK-iste e përbetuar. Idol ka Antonin, Vjosën dhe Haxhi Avdylin, të cilin e ka edhe mjek personal që është kujdesur për shëndetin e saj.

Arjeta Lushi, me parate e ndihmës sociale merr pjesë në të gjitha aktivitet e LDK-së në Prizren e më gjërë. ​ Bashkëqeverisjes së LDK-së i është gëzuar jo për përfitime personale. “Mos shkruaj dicka  për punësimin tim. Jo bre se më vjen keq…Hajt se gjej dicka një ditë. Jo jo, mos i thuaj as  Antonit, as Haxhiu Avdylit,,,Vjosës jo se jo. ..Jo se marre!”

Kështu më ka thënë Arjeta Lushi në një komunikim me të përmes rrjetit social Facebook kur i  kam shprehur idenë për të kërkuar një vend punë për Arjetën.  Ajo ka konkuruar në një drejtori që drejtohet nga LDK në Prizren por nuk e kanë thirrë as në  intervistë formale. Në qantën e saj mban një krah dokumentesh të fotokopjuara për aplikim në  ndonjë vend pune në profesionin e saj apo edhe dicka tjetër.

Ende Beson dhe Shpreson se një ditë do të vijë Dita edhe për Arjetën.  Arjeta Lushi kërkon një vend pune. Ka dipolomë të fakultetit publik e jo privat. Nuk dëshiron të  jetë barrë e shtetit as e familjes.

Ai, Ajo, Ata ose Ato që i sigurojnë Arjeta Lushit një vend pune, mbase në procedura  administrative mund të “ndëshkohen” prej Ligjit, por do të shpërblehen prej Zotit!

Bajrush Morina

Menu Title