.
×

Fatmir Bajraj: 12 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës !



 

Padyshim se 17 shkurti i 2008-tës, është dita dhe data më e rëndësishme për Kosovën dhe shqiptarët në historinë e re të Kosovës, si një ditë që ndan epokat historike n’kuadrin e ekzistencës dhe mbijetesës në njërën anë, dhe hapjes së një dritare të re gjallërimi dhe progresi nacional-politik dhe shtetëroro-konstitucional me shpalljën e koordinuar të pavarësisë së Kosovës, nga përfaqësuesit e Sovranit në Parlamentin e Kosovës.
– Lindja e shtetit të ri dhe demokratik të Kosovës, alias, e shtetit të dytë shqiptar n’Ballkanin e djegur shkrum nga luftërat shfarosëse dhe hegjemoniste të regjimit kriminal të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ishte një “lindje” e vështirë, komplekse dhe e mundimshme mbi të gjitha.
Kompleksiviteti kontekstual, gjeopoltik dhe gjeostrategjik, i mbarsur nga rënja e perdes së hekurt dhe rrëzimit të Boshtit të Lindjës, alias Bllokut Socialist n’krye me ish Bashkimin Sovjetik, dhe bashkë më të, edhe t’gjithë ish satelitët e sistemit komunist, përfshi edhe Jugosllavinë titiste, mundësuan ; përveq rënjës së diktaturës, edhe hapjen e një shansi historik të daljes nga zgjedha koloniale dhe e robërisë shekullore të popujve të shtypur e t’robëruar nga regjimet e egra të pushtuesve e sunduesve barbarë !
– Kosova dhe shqiptarët, u rreshtuan dhe përcaktuan me kohë për Rëndin e Ri Botëror, duke marr orientimin europërendimor dhe euroatlantik, pra duke aspiruar e përqafuar vlerat e lashtësisë dhe kulturës së kontinentit të vjetër, në themelet e të cilit, kontributi i shqiptarëve është, jo vetëm simbolik por enorm dhe domethënës.
– Kompleksiviteti socio-historik dhe ai politiko-konstitucional, i Kosovës n’veqanti, dhe ai i shqiptarëve n’ish Jigosllavi, ka bërë që lindja elektive cezariane e shtetit të ri të Kosovës të kthehej në lindje emergjente cezariane për shkak të ruajtjës së storijes së suksesit të përbashkët të shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri, dhe nderhyrjes së Amerikës n’krye të aleancës verio-atlantike (NATO-së) nga 24 marsi deri me 10 qeshor 1999 !
– Akti i pavarësisë dhe pavarësimit, nuk është akt i izoluar n’momentin e dhënë, por si rrjedhojë dhe kulmim i një angazhimi dhe kontributi përmanent i brezave dhe sakrificës sublime nacionale n’luftën për liri dhe të drejta, dhe më në fund edhe si rezultat i një kurorëzimi t’sukses’shëm të një bashkëpunimi, koordinimi dhe mirëkuptimi me miqët tanë, euro-perendimor dhe trans atlantik, SHBA-të.
Hallkat zingjirore të një kulmimi të tillë, në retrospektivë, qojnë deri në së paku Konferencë e Ambasadorëve në Londer me 1913-të, me ç’rast kjo pjesë e trungut amë i’u shkeputë padrejtësisht Shqipërisë dhe i’u bashkangjitë Serbosllavisë si e përkdhelura e boshtit Ruso-sllav në debimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani !
Përpjekjet dhe rezistenca e përgjakshme e shqiptarëve për gati një shkull, nuk rreshti deri në çlrimin definitiv të Kosovës me 12 qeshor 1999, si akt i invadimit të të Forcave të Aleancës Verioatlantike (NATO-së), në Kosovë dhe debimi i pushtuesit serbosllav dhe regjimit kriminal të Millosheviqit nga Kosova tanimë e lirë dhe e çliruar definitivisht !
Kandili i ndezur n’luftën për liri dhe çlirimin e trojeve tona n’ish Jugosllavi, bëri që idealet e brezave dhe amaneti i deshmorëve të mos venitet kurr në të gjatha fazat e historis tragjike të shqiptarëve n’ish Jugosllavi dhe me theks të veqant të atyre të Kosovës.
Si u bë i prekshëm ideali i brezave për Kosovën e lirë e t’pavarur?
Janë tre komponent në vija të trasha që determinuan, artikuluan dhe i dhanë finesën brilante duke kurorëzuar me çlirimin e Kosovës fillimisht, dhe me pas edhe pavarësimin e saj pas një procesi të koordinuar e t’bashkërënduar me përndimin dhe n’veqanti SHBA-të si piemont i vlerave të qytetërimit eurp-perendimor dhe euro-atlantik ;
E para : Levizja aktive paqësore, gjithëkombëtare (LDK), e fundviteve të 80-ta të shkullit të kaluar, e prirë nga elita intelektuale dhe akademike e cila kishte nxjerrë n’krye të saj, liderin e saj historik, Dr.Ibrahim Rugova, Levizje kjo e cila betejën për Kosovën e lirë e sovrane e artikuloj n’bashkërëndim me përendimin dhe n’veqanti SHBA-të, permes një sistemi paralel kundrejt pushtuesit serbo-sllav, dhe e cila rezultoj edhe me rezistencën e armatosur në momentin kur armiku shekullor zgjodhi luftën si mjet përfundimtar në çerimin e hesapeve me shqiptarët e pa bindur dhe t’panënshtruar shtypjës dhe robërisë shekullore.
E dyta : Tërbimi dhe egërsimi i regjimit kriminal të Millosheviqit në një luftë barbare kundër Kosovës dhe shqiptarëve, nga poltika e shfarosjes dhe plani i “Tokes së djegur”, ku krimet në masë, masakrat e shumta ndaj popullsisë ciivile dhe debimi i mbi 1 milion shqiptarëve nga atdheu i tyre, bëri që ndërhyrja e përendimit t’jetë imediate dhe e pashmangshme…!
E treta : Ndergjegjësimi i bashkësisë nderkombëtare se kasapi i Ballkanit, krimineli serb Sllobodan Millosheviq, nuk do të ndalet në planet shfarosese ndaj të tjerëve për krijimin e Serbisë së madhe në trojet e ish Jugosllavisë, dhe se politika paqësore dhe rruget diplomatike të zgjidhjes së konflikteve tanimë kishin shterruar, dhe opsioni i mbetur ishte nderhyrja dhe thyerja e makinerisë ushtarake dhe vrastare të kryekriminelit serb, Millosheviq, regjimi i të cilit theu dhëmbet në një përballje epike në mes të forcave pushtuese të regjimit në njërën anë, dhe NATO-së dhe aleatit të saj në tokë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që kulmoj me kapitulimin e regjimit të Millosheviqit me 10 qeshor 1999 në Kumanovë të Ilirides ( Maqedonisë së Veriut).
Pavarësia dhe Sovraniteti !
Sot 12 vite pas, Kosova nuk ka sovranitet të plot mbi gjithë teritorin, dhe duhet thënë hapur, se Veriu i vendit është jashtë kontrollit faktik dhe juridiksionit kushtetues të Republikës së Kosovës, ngase këmba serbe, jo vetëm që nuk është debuar nga atje, por ajo është konsoliduar edhe pas shpelljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.
Debimi me forcë dhe spastrimi i shqiptarëve nga Veriu i Kosovës,nga bandat kriminale të ish regjimit kriminal të Millosheviqit ka ndodhë para syve tanë dhe forcave franceze të KFOR-it si kontigjent i cili mbulon sektorin, tanimë jasht kontrollit efektiv nga institucionet dhe mekanizmat e sigurisë për rend dhe ligj, konform Kushtetutës së Kosovës.
Gjëndja faktike n’teren, pra n’veriun e vendit, është deshpruese dhe se kjo gjëndje mund të derivoj një eskalim të gjendjes atje , edhe ashtu jasht kontrollit, dhe për t’u përdor si shkas i tentim-shkëputjes së pjesë ma vitale të Republikës së Kosovës, pa të cilën shteti i Kosovës nuk do kishte më fare kuptim.
Plani ogurzi i Thaqit, Rames dhe Vuqiqit për copëtimin e Kosovës !
Dialogu i Brukselit për normalizim të raporteve Kosovë Serbi, i filluar me insistimin e Serbisë i cili mori miratimin edhe OKB-së, pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së i cili aktin e pavarësisë së Kosovës e shpalli si të ligjshem dhe n’harmoni me të Drejtën Nderkombëtare, fillimisht për çeshtje teknike dhe me vonë edhe për ato substanciale, nën lidershipin e ish Kryemnistrit, tani Presidentit Thaqi, ka dëmtuar rëndë pozitën dhe pozicionin negociues të Kosovës në këto bisedime, me tendencën , nën rrogozë për ndarjën e Kosovës dhe faktikisht, zhbërjën e shtetësisë së saj.
Për fatin tonë të ligë, presidenti i Kosovës, i shantazhuar nga Gjykata Speciale, dhe interesi meskin për pushtet i z.Rama, Kryemnistër i Shqipërisë, janë bërë bashkë me Vuqiqin kundër Kosovës dhe shqiptarëve, rrezik ky permanent që rri mbi fatin e Kosovës si shtet sovran dhe demokratik i shpallur me 17 shkurt 2008.
Thaqi dhe Rama, Kosovën i’a dorëzojnë n’tavolinë Vuqiqit !
Cpoëtimi i Kosovës me një marveshje për korigjim kufijshë, kamuflon në vete përpjekjën për zhbërjën e shtetësisë së Kosovës dhe krijimin e presedanit që i duhet Serbisë dhe Rusisë për hapjen e kutisë së pandores ; ndryshimin e kufijëve aktual, i cili presupozon edhe ndarjën dhe copëtimin e Bosnjës dhe krijimin faktik të Serbisë së madhe.
Copëtimin e Kosovës, të cilin fatkeqësisht e mbeshtet edhe akademiku Rexhep Qosje, si shkembim teritoresh, do ishte i arritshëm qysh në vitet e 90-ta, ku si ofertë të Beogradit e kishte rrefuzuar Presidenti Historik Rugova, dhe për një zgjidhje të tillë, sëpaku nuk do i kishim humbjet katastrofale në luftë me armikun dhe me rreth 15 mijë viktima dhe plagë të cilat ende kullojnë gjak me fatin e t’humburve dhe t’pagjeturve tani e 20 vite…!
PDK-ja dhe lidershipi i saj n’krye të institucionve ka dëmtuar rënd subjektivitetin e Republikës së Kosoves duke rrezikuar integritetin teritorial dhe sovranitetin shtetëror në gjithë teritorin, duke filluar nga flirtimi dhe kokëtimi me trupat e kontigjentit francez në Mitrovicën veriore e deri në bisedimet e Brukselit të pas shpelljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.