Urime 4 korriku, i Deklarates së Pavarësisë së Amerikes. Urime përvjetori i 244-të,i dites kombëtare të kombit të madh të Thomas Jeffersonit, autor kryesor i Deklaratës së Pavarëssë, dhe John Adamsit, mbështetës i zjarrtë i saj, gjatë Konventes së vitit 1776 e cila i parapriu aktit të shpalljes së pavarësisës së Amerikes.
Bashkë me urimin :
Falemnderit Amerikë e Presidentit Wodroow Willson, e cila 100 vite me parë, pikërisht me 1920 në Konferencën e Parisit, mbrojti qënjën & qenësinë shqiptare, duke ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i cili i kanosej nga fuqitë europiane si fituese të luftës së parë botërore, dhe vuri VETO-në, në ruajtjën dhe paprekshmerinë kufijëve t’saj.
Falemnderit Amerikë e Bill Klintonit për vendimin e vitit 1999 n’mbrojtje të fatit të pambrojtur të shqiptarëve në Dardaninë Antike-Kosovës, n’përballje me armikun e egër dhe gjakatarë-serb, me regjimin gjenocidal të Millosheviqit, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe zhbërjën e atdheut të tyre-Kosoven.
Falemnderit Amerikë e Xhorxh W Bushit, i cili De-jure kurorëzoj lirinë dhe çlirimin me Pavarësi të Republikës së Kosoves së 17 shkurt 2008 me 10 qeshor në Tiranë!
Falemnderit Amerikë, e cila në mbi një shekull ; fillimisht (1920) përmes Parimit të Vetëvendosjes, ruajte dhe sigurove të drejtën e shqiptarëve dhe Shqipërisë në shtet nacional dhe me kufijë shtetëror, dhe më vonë përmes kreut të IV-të të Kartes së OKB-së, realizove nderhyrjën shpetimtare për Kosovën dhe shqiptarët dhe evitove planet serbe për shfarosje të shqiptarëve dhe zhbërje të atdheut të tyre, të larë në gjak në mbi një shekull.