.
×

Fatmir Bajraj:Vota për LDK-në & Vjosën, besim n’atdheun e bërë me sakrificë sublime nder breza !



Vokabulari prezantues i frymës dhe vizionit largpamës të LDK-së nga Vjosa Osmani, rritë dhe shtonë besimin dhe shpresën tek qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim gjinije, feje apo përkatësie partiake.

N’kohezion dhe n’koherencë harmonike ; flet qartë, ekzakt dhe bindshëm…!

– LDK-ja po promovon vlerat vetanaka të afirmuara n’tgjitha fushat, derisa tjerët blejnë kapacitete për t’i plotësuar mungesat !

Kandidatja e LDK-së, Vjosa Kryeministre, po kalon shtigje, mbjellë besim dhe hap horizonte të shpresës për qytetarët e Republikës së Kosovës që nga t’moshuarit e thyerë n’moshë & n’shpirt, deri tek shtresat tjera të cilat kulmojnë me brezin e ri, shprsesë-thyerit të cilët detyrohen t’i kthejnë shpinën, familjës, vendlindjës,& atdheut të nëpërkëmbur nga kasta e instaluar n’pushtet & n’kapje të shtetit.
Shtyllat kryesore të programit qeverisë të LDK-së :

1) Sundimi i Ligjit
2) Familja
3) Zhvillimi Ekonomik
4) Arsimi dhe Shendetësia, dhe
5) Politika e Jashtme : Ruajtja & kutivimi i partneritetit me miqët.
– LDK-ja përmes kandidatës për Kryeminstre, zonjës së hekurt, Vjosa Osmani, po shpalosë e shfaqë vizionin dhe programin për qeverisje me duarë të pastëra, shtet ligjor dhe t’mundësive t’barabarta.
Sundimi i Ligjit për LDK-në dhe qeverisjën e saj n’krye me Vjosa Osmanin Kryemnistre, është pika ma nevralgjike e programit kombëtar të LDK-së, sfera ma fundamentale e përqendrimit dhe përkushtimit institucional dhe kombëtar.
Mos-sundimi i Ligjit në një shtet të kapur, ka prodhuar të gjitha devijimet dhe mundësit e sterkeqjës, keqperdorimit dhe abuzimeve të atyre të cilët lirinë e trajtojnë si triumf dhe shtetin e konsiderojnë si plaqkë.

– Sistemin e sheh LDK-ja dhe Kryeministrja n’ardhje, Vjosa Osmani, si të degraduar, retard dhe t’pllakosur, të cilin duhet shkundur mirë dhe fortë nga aktet dhe akterët që sollë n’këtë gjendje të rëndë dhe t’pa shpresë.

– Beteja e LDK-së dhe e Vjosa Kryeministre , është betejë e gjeneratës, betejë e brezit dhe e rinisë së sfiduar nga politika e padënjë, e pa dije dhe integritet e Klanit Pronto dhe e PAN-it megalloman, antishtetëror & antikombëtarë.

– LDK-ja me urti & maturi ; ka bërë ndryshime radikale brënda vetës, për t’bërë ndryshime substanciale e përmbajtësore n’qeverisjën e vendit, për t’mirën e LDK-së dhe mbi të gjitha për t’mirën e vendit, për çfarë LDK-ja edhe si Levizje Nacionale ka dhënë shembuj të mjaftueshëm n’kontekste t’ndryshme historike.

– Ekipi i saj, n’përputhje me vlerat e meritokracisë, duke filluar nga ato të sakrificës e deri të promovimi i sukseseve n’dije, n’shkencë & në invencion.
Një ekip fitues, konform betejes ekipore për t’mirën e Qeverisë dhe qeverisjës së vendit ; nga Dr. të shkencave, dhe tituj tjerë të dijes e shkencës, ushtarë dhe ushtarak të fushëbetejave me armikun, bijë & bija të heronjëve të Kosovës, pra të të vrarëve me atentate politike ; pa hak, pa gjyq dhe pas shpine nga ish LPK-ja dhe PAN-i i sotëm, dhe vet të plagosur, siq është Heroi i gjallë Fetah Rudi, i shpetuar nga tentim atentati.
Ky ekip i përzgjedhur me takt & sens, nga strukturat e LDK-së dhe Lidershipi i saj legjitim & legal, jep shpresë dhe i bënë nder vetë LDK-së dhe Kosovës.

– Sfidat e rinisë, janë arsyeja themelore e kandidimit tim, shprehet në një rast, Kryeministrja n’ardhje e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, sfida të cilat ajo i ndjënë dhe i vuanë thellë, andaj u delë zot përmbushjes dhe realizimit të pritjeve t’natyrshme të gjeneratës, perkatsisht rinisë së Kosovës.

Ajo, siguron dhe garanton t’gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ma ardhjen n’qeverisje të LDK-së dhe Kryeminstrën Osmani, vendi do të bëhët i atillë me t’cilin do krenohemi t’gjithë.

6 Tetori, do e bëjë t’prekshme ëndrrën e ndrydhur n’dy dekada të qytetarëve të Kosovës, me fitorën e madhe të LDK-së, & Kosovës.

Me fat, Vjosa Kryeministre, me fat LDK, me fat Dardani Antike-Kosovë !