[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale, nuk dihet në cilësinë e dëshmitarit apo të akuzuarit?!



Numri i të ftuarve për intervistim nga zyret e Prokurorisë së Specializuara së Hagës kanë pasur një hov të madh dy muajt e fundit. IndeksOnline mëson nga burimet se analisti politik nga Prishtina Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. IndeksOnline e ka kontaktuar Shehollin për këtë rast, i cili e ka konfirmuar ftesën. Ai për IndeksOnline ka deklaruar se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje do të mbroj vlerat e shtetit te Kosovës dhe të drejtën. “Qytetarë të nderuarë te Republikës së Kosovës, kam marrë fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të specialzuar ne Hagë. Si çdo i ftuar pranë kësaj Gjyakte Speciale do të mbrojë me dinjitet vetëm të drejtën dhe vlerat e shtetit te Kosovës. Me besim ne zot dhe drejtësi do të dalim faqebardhë edhe ne këtë betejë!Rrnoftë Republika e Kosovës!”, ka thënë për Sheholli.
Fatmir Sheholli njihet si ish-bashkepunetor i regjimit serb te paraluftes. Ai zhvilloi nje interviste me presidentin serb per televizonin serb gjate kohes kur presidenti Rugova mbahej peng nga regjimi serb ne shtepine e tij ne Velani. Sheholi ka qene keshilltar politik i ish-kryetarit te komunes se Gracanices.

Menu Title