.
×

Femrat lojtare të shkëlqyera në futbollin virtual



Gjithnjë e më shumë femra po preferojnë të bëhen pjesë e fantazi e futbollit, që është një konkurs ku pjesëmarrësit përzgjedhin skuadra mes lojtarëve të një lige dhe shënojnë pikë sipas performancës aktuale të lojtarëve të tyre.

 

Për dashuri ndaj lojës, ose sepse duan të shtojnë vitalitetin e një marrëdhënieje, rreth 20 për qind të lojtarëve janë pjesëmarrëse femra; ju paraqesim 4 femra nga Nju Jorku të përkushtuara ndaj kënaqësisë së lojës së futbollit në kohën e lirë.

Liz Loza, është një analiste e rrjeteve sociale mbi futbollin, e cila ndihmon femrat të marrin pjesë në këtë lojë.

Femra të cilat kalojnë “fantazinë” e tyre, në fantazinë e të luajturit lojë futbolli.

Fillimi i sezonit të futbollit çdo të enjte nuk është vetëm një festë kombëtare për meshkujt amerikanë, pasi gjithnjë e më shumë gratë po marrin pjesë në kampionatin e dytë kombëtar të lojërave në kohën e lirë, duke krijuar grupet e tyre virtuale NFL (Lady National Football).

“Ne e duam këtë lojë aq shumë sa dhe burrat, dhe po ashtu jemi po aq konkurruese sa dhe ata, kështu që përse të mos e duam një pjesë të aksionit?”, – thotë Liz Loza. Faqja e internetit, e cila quhet “Fantazia e Futbollit të Vajzave”, ofron këshilla për të ndërtuar ekipe të përsosura. “Është dhe një mënyrë e bukur e të mbajturit në kontakt me mikeshat ose nënën, dhe të jep arsye të tjera për të bashkëbiseduar përveç temave të përgatitjes së çajit, apo ndërrimit të pelenave të fëmijëve, tema për të cilat femrat bisedojnë zakonisht kur takohen”.

Në fantazinë e lojës së futbollit, njerëzit krijojnë formacionet e tyre, duke zgjedhur lojtare nga të gjitha skuadrat rreth Federatës Kombëtare të Femrave – dhe shpenzojnë 4 muaj për të nxjerrë statistika, se cili ekip është më përpara.

Rreth 80 për qind e lojtarëve janë burra, por ky numër ka pësuar rënie gjatë viteve që nga fillimi i pjesëmarrjes së femrave në këtë lojë. Rreth 6.4 milionë femra luajtën futboll vitin e kaluar, mbi 462.000 që nga viti 2012, sipas Shoqatës së Sportisteve Fantaziste. (Fantasy Sports Trade Association).

Gjithashtu, kjo lojë i ka bërë dhe burrat më të lumtur!

“Gra që luajnë lojën e futbollit? Ky është gol në sytë e mi”, thotë Kristofer Smith, shkrimtari 36-vjeçar i “Queens”.

Futbolli nuk është vetëm një lojë mashkullore. Lojtaret femra thonë që grumbullimet e meshkujve tifozë në anët e fushës, u japin një shkëndijë përmirësimi në marrëdhëniet e tyre me partnerin.

“Është kënaqësi e veçantë kur luaj me burrin tim dhe mjaft romantike, sinqerisht”, – thotë trajnerja e ekipit të futbollit, Melissa Jacobs. “Unë nuk mundem as ta imagjinoj se si marrëdhënia jonë do të mund të ekzistonte pa lojën e futbollit”.

Por cilat janë këto diva?

Njihuni me 4 prej këtyre lojtareve që bëjnë spektakël me “topin” e futbollit

Lojtarja:       Melissa Jacobs, 39 vjeç

Liga:           Nightmare on K Street

Skuadra:        San Francisco

“Unë e kisha fshehur këtë dëshirë, duke menduar se më marrin për budallaqe!”, – tha ajo, duke kujtuar ditët e saj të shkollës së mesme, ku kishte parë veten në foto, nxjerrë në gazetën e mëngjesit.

Kohët e fundit, Jacobs ka ndjekur një karrierë si transmetuese e rubrikave sportive, duke përfshirë dhe një çmim sportiv “Emmy” – të fituar në produksionin e ESPN. Ajo themeloi TheFootballGirl.com në 2009 që të inkurajonte më tepër gra të përqafonin lojën e saj dhe të bëheshin pjesë e “vejushat e fantazisë futbollistike”, – asgjë më shumë.

“Ishte shumë e çuditshme kur unë u tregoja njerëzve, se isha duke luajtur futboll. Ata më vështronin me çudi. “Mblodha një numër njerëzish – sidomos femra – të fillonim të luanim, sepse ai që akoma nuk e ka provuar atë, nuk e vlerëson”, duke përfshirë këtu dhe burrin e saj. Të dy, u desh që të luanin së bashku, por vendosën të bënin një “divorc” skuadrash ndërmjet tyre, sepse ai donte të shikonte nëse mund të kishte suksesin e tij. “Ai nuk ia doli mirë që në fillim”, – psherëtiu ajo.

Lojtarja:       Samantha Rosenberg, 30 vjeç

Liga:           Girls Guide NY

Skuadra e saj: Philadephia Eagles

S.Rosenberg ka qenë një tifoze e çmendur e skuadrës “Eagles” gjatë gjithë jetës, por liga e futbollit e bëri tifozen e kësaj loje.

“Ëndrra e futbollit më shtyu që të mësoj më shumë për skuadrat dhe atletët e tjerë”, – thotë ajo. “M’u desh vetëm të shikoja skuadrën ‘Eagles’ në fillim, që tani të mund të shikoj gjithë ditën një shumëllojshmëri lojërash që t’i mbaj sytë te të gjithë lojtarët e “mi”.

Tani ajo luan në Ligën e NY për Vajza, duke i mirëpritur ato pas loje, në një festë të madhe me pica, pije alkoolike dhe zbavitje të tjera.

“Aty ishte një djalosh i ri poshtë moshës 25 vjeç, pa bluzë, duke shërbyer pijet tona”, qesh Rosenberg.

Ajo thotë se ishte – ‘e paparë’ – derisa meshkujt filluan t’u ofronin këshilla të vyera, sipas tyre. “Ne u përgjigjëm; Ne nuk na nevojitet ndihma juaj, ne e dimë shumë mirë se çfarë po bëjmë”.

Lojtarja:       Kim Wiener

Liga:           Ladies Love Futboll

Skuadra:        Denver Broncos

  1. Wiener e ka dashur gjithmonë futbollin, por ajo e kishte shmangur pjesëmarrjen në ligë, derisa vëllai i saj e solli atë të firmosë 6 vjet më parë!

“Ishte sfiduese në fillim të kaloje nga rrënjët e një skuadre të vetme, në listën e lojtareve me përbërje nga të gjitha skuadrat e tjera – si të luaje për skuadrën e Raiders-ave, kur unë i kisha pasur kundër gjithë jetës sime”, – tha Wiener.

“Ajo është zhonglere për ligën këtë sezon, duke përfshirë edhe të gjitha femrat e ligës “Ladies Love Football”, të cilat u shtuan nga 10, në 14 ekipe këtë vit, ku kërkesat vijnë gjithmonë në rritje të kënaqshme.

“Ato shikojnë miqtë e tyre ose burrin e tyre, ose të dashurin e tyre, ose vëllain e tyre duke luajtur, dhe provojnë sa e bukur është kjo gjë”, thotë Wiener, e cila është një superfanse që shkëlqeu në kopertinën e revistës së fansave NFL Shop – sigurisht, me fanellën e skuadrës së saj “Broncos”.

Lojtarja:       Jordan Zucker, 39 vjeç

Liga:           Girls Guide NY

Skuadra:        Denver Broncos

J.Zucker e ka bërë misionin e saj të kthejë virgjëreshat në fanatike të lojës së futbollit. “U caktova në 2008, të isha në krye të misionit sportiv të femrave moderne dhe të ndryshoja rrugën që kjo lojë kishte shfaqur tashmë”, – thotë Zucker, e cila organizon projekte dhe ofron këshilla për lojën e futbollit në GirlsGuideToSports.com.

“Fantazia sportive është mjeti më i mirë për të mësuar sportin, sepse ju keni të dhëna për lojtarët, ju mësoni pikët, ju investoni çdo javë, dhe nga këto javë të tëra, ju jeni bërë një tifoz i çmendur pas futbollit”.

Tani Zucker ka fansat e saj gjithashtu. “Jordan ka qenë një forcë shtytëse dhe frymëzuese, e cila u ka treguar grave se mund ta bëjnë këtë pa ndihmën e burrave”, – thotë Rosenberg.

I.D.

* Marrë nga NY Daily News