.
×

Femrave sa më shumë u kalon mosha, aq më të mira në seks



Nuk ka rëndësi sa vjec je, rëndësi ka si dukesh në pamje të parë. Tracey Cocks, eksperte e njohur për çështjet seksuale vlerëson se damat më të vjetra në moshë, janë dashnore më të shkëlqyera dhe për këtë rendit gjashtë arsye.

Dinë çfarë bëjnë

Femrat më në moshë kanë pasur të bëjnë me meshkuj të ndryshëm dhe probleme të ndryshme gjatë marrëdhënieve seksuale, andaj pak gjëra mund t’i befasojnë. Mbase “rivalet” më të reja kanë gjoks më të fortë dhe linja më të theksuara, mirëpo femrat e vjetra dinë saktë se ç’duhet bërë me to.

Dinë të marrin gjërat nën kontroll
Meshkujt akoma dëshirojnë që femrat pjesën më të madhe të kohës të jenë të kujdesshme dhe ato presin që ata t’u ofrohen. Mirëpo, femrat më të vjetra dinë ta nuhasin edhe këtë gjë dhe dinë në mënyrën më të bukur të paralajmërojnë që dëshirojnë seks.

Nuk nguten
Femrat më të vjetra e pranojnë këtë dhe e përdorin këtë aftësi në mënyrën më të mirë të mundshme, e bëjnë më ngadalë dhe përpiqen që seksi të zgjasë sa më gjatë, në mënyrë që të kënaqen sa më shumë në cift.

Reagojnë pa kurrfarë ngurrimi
Femrave më të vjetra nuk u vjen turp të zbulohen kur diçka u pëlqen në krevat. Kur bëni diçka siç duhet, ato do t’jua tregojnë.

Kanë vetëbesim
Vjen një moshë dhe femrat kanë më shumë vetëbesim, pa marrë parasysh sesi duken, prandaj këtë gjë e shprehin mirë edhe në seks.

Nuk ngurrojnë ta mësojnë partnerin
Femrat më të vjetra janë mësuar që duhet të kërkojnë atë që dëshirojnë, prandaj në këto kërkesa asgjë nuk ka të keqe. Damat më të reja frikësohen t’i orientojnë partnerët e vet apo thjesht mendojnë që ai do të duhet të dijë se çfarë duhet të bëjë.