.
×

Festim Alidema flet për ofertat nga super klubet evropiane, ja deklarata e tij!



Një nga lojtarët më të mirë të Llapit, Festim Alidema tashmë është ‘temë’ kryesore e mediave vendore.Sulmuesi 21 vjeçar është në ‘radarin’ e disa super klubeve evropiane dhe në të ardhmen e afërt mund të depërtojë në Evropë.

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina kumtoi lajmin për ‘GazetaBlic’ se klubet si Skenderbeu, Partizani i Tiranës, Shkëndija, Kukësi, Osijek, Hajduk dhe Baseli kanë shprehur interes për shërbimet e sulmuesit të klubit të Llapit.

Festim Alidema është shprehur mjaft i kënaqur me interesimin e skuadrave evropiane dhe pranoi për ‘GazetaBlic’ se mendon largimin nga Llapi – pasi t’i shqyrtojë ofertat e pranuara.“Unë nuk e di saktë se çfarë oferta për momentin kanë ardhur në klub, pasi për këto punë merret drejtori Tahir Batatina, mirëpo këto ekipe janë shumë të mëdha të cilat do t’i shqyrtojë dhe do të vendosi se cilën ofertë do ta pranojë”, tha fillimisht Festim Alidema.“E falënderoj shumë drejtorin për gjithçka që ka bë për mua. Baseli për mendimin tim është ekipi që më tërheq sa i përket këtyre ekipeve”, vazhdoi ai.

“E kam menduar largimin nga Llapi, e kam pritur që do të kem oferta – por jo kaq shpejt. Largimi nuk do të jetë i vështirë – sepse do të ulemi dhe do t’i shikojmë ofertat dhe pastaj do të vendosim për të ardhmen time”Në fund, Alidema ka falënderuar tifozët e klubit ‘Legjendat’ për përkrahjen.

“I respektoj shumë ‘Legjendat’. Tifozët më kanë përkrahur shumë edhe në kohët shumë të vështira që kam kaluar tek Llapi”, përfundoi Festim Alidema.