.
×

FFK-ja i kundërpërgjigjet RTK-së: Mos e gënjeni popullatën



Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se RTK-ja asnjëherë nuk ka shprehur interesim për ta transmetuar sfidën Kosova-Omani.

Federata e Futbollit të Kosovës i është kundërpërgjigjur Radio Televizionit të Kosovës për ҫështjen e mos-transmetimit të miqësores, Kosova-Omani.

RTK-ja në një njoftim të dhënë orë më parë, tregoi se për shkak të kostos së lartë nuk e transmetoi këtë miqësore.

Gjithsesi, FFK në një njoftim për media shkroi se kostoja nuk ka qenë arsyeja pse RTK-ja nuk e transmetoi këtë takim, pasi këta të fundit nuk treguan aspak interesim për ta transmetuar atë.

Ja njoftimi i FFK-së.

“Pas publikimit të lajmit në lajmet qendrore të RTK-së kinse se për ta ka qenë e paberballueshme dhe e pakuptimtë kostoja e transmetimi televiziv, FFK-ja ndjen të nevojshme për hirë të vërtetës të sqarojë opinion se RTK-ja në asnjë rast nuk ka shfaqur ineteresim që të transmetojë ndeshjen Kosova-Omani e aq më pak ka qenë në pyetje ndonjë kosto sepse askush nuk ka negociuar për një gjë të tillë.

Por, siç duket RTK-ja pas presionit të taksapaguesve dhe adhruesve të futbollit nga të gjitha anët ështe detyruar të shërbehet me gënjeshtra, për të hedhur fajin tek FFK-jë kinse ka vënë një kosto të papërballueshme.

FFK-ja gjithmonë ka qenë transparente dhe e hapur ndaj të gjitha mediumeve, sëkëndejemi edhe ndaj RTK-së.

Për, ne është e pakuptimtë që një medium që paguhe dhe financohet nga taksa paguesit e Kosovës të transmetojë ndeshje tejra të futbollit apo të basketbollit dhe të mos gjejë hpasiër për ndeshjet e përfaqësueses së Ksoovës. Ne mbesim me shpresë se RTK-ja do të kuprojë më në fund rëndësinë që ka përfaqësuesja e Kosovës dhe ndeshjet e saj dhe do të ndryshojë qasjen”, thuhet ne njoftimin e FFK-se.