.
×

Fillojnë “ditët e pavarsisë” dhe atë në diasporë, nikoqir filantropi Lazim Destani



Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së pavarësisë së shtetit shqipëtar dhe atë në fillim në diasporë. Më saktësishtë në Dyseldorf të Gjermanisë , ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore I Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër I madh I përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend. Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqipëtare në Gjermani.
Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat I paraprinë festës së Ditës së Pavarisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare. Kjo është vetëm fillimi I një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtëtërorë në Republikën e Gjermënisë.
Me këtë rast nikoqiri I ngjarjes e cila u organizua në Ëirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, z. Destani theksoi “ Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.
Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”