[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillon seanca e Kuvendit për shqyrtimin e rishikimt të buxhetit



Kuvendi i Kosovës sot ka filluar të mbajë vazhdimin e seancës plenare të ditës së djeshme, njofton Klan Kosova.Seanca e parë e ditës së sotme filloi me 40 minuta vonesë, për shkak se kishte për të filluar nga ora 11:00, ndërsa seanca e dytë pritet të fillojë nga ora 16:00.Pikat e rendit të ditës të seancës së parë janë:

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.Ndërsa rendi i ditës së seancës së dytë është ky:1. Raportim i Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19

Menu Title