[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fillon seanca për Pandeminë Covid 19



Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish këtë të martë për të vazhduar seancën e djeshme për pandeminë Covid 19.Aty, edhe gjatë ditës sotme pritet të raportojë kryeministri Avdullah Hoti për menaxhimin e situatës me virusin korona, ku dhe 22 deputetë pritet të kërkojnë sqarimet e tyre sa i përket kësaj çështje.

Për shkak të respektimit të manualit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajrosjes së sallës plenare, me propozim të Vetëvendosjes seanca dje u ndërpre për të vazhduar sot.

Ndërkohë, këta të fundit që janë iniciuesit e seancës kanë propozuar një rezolutë, e cila nëse gjenë harmonizim brenda grupeve parlamentare pritet të votohet.

Menu Title