.
×

Fisnik Ismaili i përgjigjet zyrtarit të VV-së që ‘uroj’ azil në Amerikë Shpend Ahmetit: S’kam kurrgja me humbë!



Një ditë pasi që zyrtari i VV-së, Salih Zyba e kërcënoi kreun e PSD-së Shpend Ahmetin, njejtë ka vepruar edhe një zyrtar tjetër i Vetëvendsojes.

Arbër Vokrri, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që është edhe asamblist në Komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se me këto vota që ka marrë Shpend Ahmeti në kryeqytet i uron azil të qetë në Amerikë.

Tutje, i njejti ka shkruar se së shpejti në Prishtinë do të ketë zgjedhje të reja.

Shkrimit të zyrtarit të VV-së iu është kundërpërgjigjur përmes Facebook-ut, ish deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Lexojeni reagimin e Fisnik Ismailit:

Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut. Në 2003 jam kthye përfundimisht me jetue në Kosovë.

Arsyeja kryesore pse jam nda me gruen time dy vjet më vonë, e jam larg djemve të mi sot, ka qenë se ajo s’ka mujtë kurrqysh me u adaptue me jetën këtu. Unë me çykë të zorit e kam shtye, edhe e shtyej çdo ditë me një fjali të vetme: “M’ka qitë shkau një herë prej këtuhi, s’ka pidhnane shqiptari që m’qet prapë.”

Anipse kam pasaportë të huej, e punë të sigurt me rrogë 5-fish më të madhe, nesër me u kthye në Londër, këtë fjali ia kam thanë Laurës në ditën që jemi nda, e ia kam thanë mutave të Hashim Thaçit me vjet, sa herë më janë kerrcënue.

Po e them edhe një herë: I ka qitë shkau shumë njerëz të mirë prej Kosove dikur. S’ka pidhnane shqiptari që i qet njerëzit e mirë prej këtuhi prapë.

Arbër Vokrri, banja screenshot këtij statusi, printoji dy kopje në format B2, njanin vjerre në dhomë të fjetjes, tjetrin në zyrën tande të doktorit, ku fryhesh qysh po e çon jetën tuj kujdestarue me iu ba mirë njerëzve, që me ta kujtue betimin e Hipokratit edhe jashta profesionit që e ke.

Edhe familjen e kam copëtue për këtë vend, tash llogarite që s’kam kurrgja me humbë, nëse ti, apo soji yt, i baheni pengesë kujtdo mue jetue në vendin tim si qytetar i lirë, për të cilin moment kam sakrifikue më shumë se që ju muni andërr me e pa.