.
×

Fisnik Korenica: Dorëheqja e gjyqtarit amerikan bllokon shtetin e Kosovës



Dorëheqja e gjyqtarit amerikan, Robert Carolan nga Gjykata Kushtetuese mund ta sjellë bllokimin e funksionimit të këtij institucioni. Kushtetuesja prej sot nuk mund të merr asnjë vendim lidhur me ankesat e ndonjë institucioni pasi që nuk ka kuorumin e mjaftueshëm.

Juristi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica në një intervistë për Indeksonline ka treguar se, dorëheqja e gjyqtarit amerikan bënë që të vazhdoj tutje rrjedhja e bllokimeve të institucioneve të Kosovës tani jo vetëm politike, por edhe kushtetuese.

“Dorëheqja e sotme e gjyqtarit amerikan në Gjykatën Kushtetuese në fakt e sjellë në bllokim funksionimin e institucionit të interpretimit të Kushtetuese, në rastet kur palët përpara kësaj gjykate janë institucionet (Kuvendi, Presidenca, Qeveria…).

Fisnik Korenica

Pas dorëheqjes së gjyqtarit amerikan kjo gjykatë nuk ka numrin 7 të gjyqtarëve që përbënë kuorumin e domosdoshëm me të cilën mund të merren vendime. Si rrjedhojë dorëheqja e sotme gjyqtarit Corelan me njërën anë e vazhdon tutje rrjedhën e bllokimeve të institucioneve të Kosovës tani jo vetëm pulitke por edhe kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas Korenicës, është e pamundur që çfarëdo ankese që mund të ketë në kuptim të procesit të Kuvendit dhe Qeverisë që të mund të gjykohet pran kësaj gjykate deri sa nuk ka një gjyqtarë të ri të emëruar.

“Besoj që emërimi i gjyqtarit të ri ndërkombëtar përmes fillimisht një konsultimi diplomatik ndërmjet zyrës së zonjës Ashton kërkon kohë relativisht të gjatë gjë e cila unë mendoj se mund të rrezikoj funksionimin e Gjykatës por edhe ankesave që mund të vijnë sa i përket palëve të pakënaqura në procesin e institucioneve politike të Kosovës”, ka thënë në fund Korenica.