[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fjalët e Avdullah Hotit, pas takimit pa rezultat ndërmjet Isa Mustafës e Albin Kurtit



Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të sotëm, pa rezultat konkret, ka thënë se as sot nuk është arritur ndonjë marrëveshje

.“Nuk është përfunduar ende krejt, kemi ardhur në një konkludim, jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë edhe më tutje takimet deri në arritje të marrëveshjes”, ka thënë ai.Kjo është dita e dytë me radhë që janë takuar liderët e VV-së dhe LDK-së.

Ndërkohë, gjatë ditës janë mbledhur kryesia e LDK-së dhe e VV-së, ku temë qendrore ishte procesi negociues për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Menu Title