.
×

Flet eksperti i Sigurisë Fadil Kajtazi: Ja në cilin vend në Serbi prodhohen substancat helmuese



Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë në një postim të tij në Facebook ka elaboruar helimin e fundit që u ndodhi zyrtarëve të KQZ-së nga fletvotimet nga Serbia. Kajtazi ka përcaktuar vendin e prodhimit të këtyre substancave helmuese dhe ka përmend një rast të tillë në vitet tetëdhjeta në Panairin Ndërkombëtar të librit në Frankfurt, shkruan Kajtazi, përcjellë Botapress.

Ja postimi i Kajtazit në Facebook:

Helmimi i zyrtarve te KQZ gjate numrimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia eshte pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetror i Serbise zhvillon ne drejtim te Kosoves.

Keto aktivitete jane te vazhdueshme qe nga helmimi i nxenesve neper shkollat e Kosoves ne fillim te viteve te nentedhjeta.

Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale per prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.

Ne vitet e tetedhjeta SDB, ne Institutin e Sigurise qe ndodhet ne Zemun kishte zhvilluar programe te prodhimit te armatimit special i cili ishte perdorur nga operativet e ketij sherbimi ne aksionet terroriste ne vendet perendimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mejtet e perdorura ne keto aksione ishin kançet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezes me kronometer, si dhe masa perzirje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat jane djegur bizneset e emigracionit kroat.

Nje nga mjetet kimike te perdorura nga SDB ne vitet e tetedhejta eshte edhe “Tableta kundermuese” e cila eshte hedhur ne panairin Nderkombetar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te kketij eventi kulturor per shkak te hapsires qe ky panair i kishte ofruar shtepive botuese te Emigracionit Politik Kroat.