[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flet mjeku nga Gjakova që u shërua nga COVID-19, ka porosi për qytetarët



Mjeku nga Gjakova, Jetish Jetishi i cili kishte rezultuar pozitiv me sëmundjen Covid19, doli i shëruar nga Klinika Infektive dy ditë më parë. Ai u trajtua në klinikën e sëmundjeve ngjitëse për dhjetë ditë, ku thotë se ka marrë trajtim human e profesional. Jetishi deklaron se tani gjendja e tij shëndetësorë është e mirë por që do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe pak kohë, dhe të mbajë distancën, duke respektuar në tërësi rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Neurologu nga Gjakova thotë se para se të dalë pozitiv me koronavirus, ka ndjerë lodhje dhe ka pasur humbje oreksi.

“Kam qëndruar dhjetë ditë në Klinikën Infektive ku jam trajtuar në mënyrë shumë humane, profesionale dhe në aspektin psikologjik na kanë qëndruar shumë afër, i falënderoj nga zemra stafin e Klinikës Infektive, na kanë inkurajuar dhe na kan ë qëndruar shumë afër pavarësisht që kanë qenë të rrezikuar”, thotë ai përmes telefonit.

Sipas protokollit, thotë se i janë bërë analizat dhe të dyja kanë rezultuar negative, duke bërë kështu që të nxjerrët konstatimi që ai tashmë është shëruar dhe gjendja e tij është stabile.

“Kam rekomandime që një javë të qëndroj në shtëpi dhe për distancim shoqëror siç e parashohin rregullat e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik”, thotë Jetishi.

Megjithë vështirësitë e qëndrimit larg familjes, Jetishi porositë që të mbahet distanca në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Mendoj që ne shqiptarët pak i kemi pas tepruar me këtë afërsinë shoqërore, e kam vështirë sepse dhjetë ditë nuk kam qenë afër familjes, por jam i lumtur që jam kthyer në familjen time”, thotë ai.

Jetishi thotë se vajza e tij gjithashtu ka dalë pozitive me Covid-19, por që e njëjta tashmë ka kal uar fazën javore. Gjendja e saj thotë të jetë stabile dhe tashmë ka arritur në fazën kur mund të dalë me maske, por që vlerësojnë se duhet të vazhdojë izolimin derisa të bëjë edhe testin e dytë, që sipas Jetishit do të dalë negative.

Jetish Jetishi është infektuar derisa shërbente në Repartin e Emergjencës në Gjakovë.

Ai thotë se ndjehet mirë meqë ka arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe kështu nuk ka infektuar asnjë nga kolegët e tij në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ai porositë qytetarët që të u përmbahen rekomandimeve të Institutit, në mënyrë që të kursejnë jetën e të moshuarve dhe mantelbardhët.

Menu Title