[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flet për herë të parë familja e djalit që vrau në emër të dashurisë



Pa fjalë ka mbetur familja e autorit të ngjarjes, Aldison Belulaj, i cili ndodhet ne gjendje kritike, në tentativë t’i jepte fund jetës, pasi la të vdekur me një plumb në kokë vajzën që nuk i pranoi dashurinë.

Në famijen Belulaj në Zharrëz të Fierit ka pllakosur dhimbja. Prindërit e tij gjatë mbrëmjes u nisën për në Tiranë, ndërsa të afërm të tjerë presin e përcjellin njerëz, të cilët shkojnë për vizitë.

 

Të njohur në fshat si një familje e qetë dhe pa probleme, ata mbajnë mbi supe peshën e aktit të të birit ndaj bashkëfshatares, por po ashtu po presin me ankth të dinë fatin e djalit të tyre, i cili vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.

 

“Panorama” shkruan se në familjen e djalit ka rënë heshtja, sepse askush nuk kishte dijeni për historinë e tij me Arielën. Ata nuk kanë qenë në dijeni të dashurisë së djalit të tyre.

 

Familja Murati dhe Belulaj nuk njiheshin me njëra-tjetren, ndërkohë që jetojnë 15 km larg.

Familja Beluli ka dy djem. Aldisoni ishte djali i dytë.

 

Babai i tij është pjesë e një orkestre në fshat dhe u binte sazeve nëpër dasma. Me vete merrte shumë herë edhe të birin, Aldisonin, i cili njihet në fshat si DJ. Nëna e tij merrej me sera ku kultivon perime e zarzavate.

Menu Title