[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Formula” e Lutfi Hazirit për heqjen e taksës 100 % ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e reciprocitetit me Serbinë



Numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se tani është momenti që Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, të heq taksën doganore ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Sipas Hazirit, me heqjen e taksës pastaj duhet të bëhen edhe vlerësimet për vendosjen e mases së reciprocitet ndaj Serbisë.

“Vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm. Jo gjithmonë, janë vendime popullore për të tashmen, por të domosdoshme për të ardhmen. Koha për vendime të rënda, por të domosdoshme. Koha me e largu tarifën. Vlerësimet për reciprocitet bëhen në ecje e sipër”, ka shkruar Haziri, në një postim në “Facebook”.

Heqja e taksës është kërkesë edhe e SHBA-së, për t’i hapur rrugë negociatave me shtetin serb.

Menu Title