.
×

Foto sesion nga Dafina Zeqiri (Foto)



​Këngëtarja Dafina Zeqiri pasi që publikoj këngën “Ndjenjë Tjetër”, nuk është ndalur dhe menjëherë i është qasur një foto sesioni që ka të bëjë me modën.

Ajo mbrëmë ka bërë publike disa fotografi në rrjetin social Instagram, këto fotografi filluan të dalin me radhë, kohë pas kohe. Në të parën që u lancua, shihet Dafina si dhe dora e make’up artistes Rezarta Galica, ndërsa në mbishkrim Dafina kishte thënë “Step One with My Loveliezzz @rezartagalica @liastublla”, “Hapi i parë me të dashurat e mia @rezartagalica @liastublla”. Ky mbishkrim na mbajti ende në Instagram’in e Daffyt për të mësuar ndonjë të re, transmeton indeksonline.

Kështu me radhë rrodhën fotot në Instagram, duke shfaqur Dafinën ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Në fotografinë e fundit bërë publike në këtë rrjet social, Duffy vendosi që ta tregoj se për çfarë janë bashkuar në punë Lia, Rezarta dhe Dafina.
Krejt këto fotografi po dilnin si shkak i reklamimit të linjës më të re nga kreatorja Lia Stublla për koleksionin e sezonës së dimrit 2014-2015. Edhe pse nuk ka datë t’sakët për lansimin e koleksionit dimërorë, nuk duhet të jetë shumë larg duke marrë parasysh se erdhi i ftohti dimër.
Dafina5Dafina1Dafina2Dafina4