.
×

Fotografia e përbashkët e pjesëmarrësve në Samitin e BE-së në Sofje



Botapress, 17 maj – Samiti i Bashkimit Europian në Bullgari ka bërë bashkë sot liderë – përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor ku në mesin e tyre është dhe delegacioni kosovar drejtuar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

 

Pas takimeve dhe diskutimeve në panel, liderët kanë realizuar edhe fotografinë e përbashkët të tyre si pjesëmarrës në Samitin e BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor për 2018, njofton Klan Kosova.