[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Franca dhuron pajisje mjekësore për Kosovën



 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë sot në pranimin e një donacioni nga Ambasada e Francës në Kosovë.

Ky donacion i pranuar nga Franca do të shërbejë gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.Me këtë rast, ministri Zemaj, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoret e këtij shteti në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme.

Ai deklaroi se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për ne dhe qytetarët dhe është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësoje punën  e punëtorëve shëndetësorë në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me kornavirusin në këtë periudhë ku kemi një situatë më të qetë”, shtoi ai.

Zemaj tregoi se Franca ka dhruar pajisje dhe mjete mbrojtëse si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska.

“Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësor në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”, tha tutje ai, transmeton Botapress.info

Menu Title