[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

FSK dhe trupa të specializuara shkojnë tek Miniera për të nxjerrur trupat e viktimave në Artanë



Ngjarja tragjike që ndodhi sot në minierën e Artanës ka tronditur të gjithë. Vdekja e një inxhineri dhe minatori, ishte lajmi që goditi sot vendin.

E për këtë ngjarje të rëndë ka folur për IndeksOnline, nënkryetari i Artanës, Bajrush Ymeri.

Ai tashmë ka treguar së në vendin e ngjarjes kanë dal edhe FKS-ja bashkë me Policinë, emergjencë dhe Zjarrfikësit, për të mundësuar kështu që të dalin dy trupat e pajetë nga miniera e cila është shembur aty pak pas orës 10.

“Unë kam qenë duke punuar si zakonisht, punët tona si i bëjmë dhe me marrje e informatës se pas orës 10 ka ndodhur kjo tragjedi në minierën e Artanës, ne kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe nga ajo  cfarë pamë ishin minatorët të shqetësuare dhe të mërzitur në oborrin e minierës.

Menjëherë kanë arritur ekipi i zjarrfikësve i policisë, ekipa e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Artanë dhe sipas të gjitha informatave që kemi nga drejtori menaxhues i minierës, në galerinë e  e pestë, duke  punuar minaotrët si zakonisht, fatkeqësisht ka ndodhur një shembje e dheut  dhe fatkeqësisht i ka zënë dy minatorët tonë dhe ata tash fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Tani kanë mbërri ekipet e FSK-së, kanë mbërri ekipet e KEDS-it dhe janë kontaktuar edhe zyra për emergjenca, dhe po presim me u koordinua të gjithë dhe me hy brenda dhe me shiku mundësinë  e heqjes së dy trupave të pajetë të minatorëve.

Menu Title