.
×

Fundoset Anglia, Holanda në finale



Holanda ka kaluar në finale të playoffit në Ligën e Kombeve, pasi mposhti Anglinë të enjten mbrëma me rezultat 3-1. “Tulipanët” fillimisht e gjetën veten në disavantazh në minutën e 32-të, me anë të një goli nga penalltia të shënuar nga Marcus Rashford.

Me epërsinë e “Tre Luanëve” u mbyll pjesa e parë, derisa në intervalin e dytë Holanda shënoi golin e barazimit në minutën e 73-të me anë të Matthijs de Ligt, transmeton Periskopi. Koha e rregullt u mbyll baraz, 1-1, kështu që vazhdimet ishin të nevojshme që të vuloset fati i fituesit.

E në vazhdime dy herë nga 15 minuta, më të suksesshëm u treguan holandezët, të cilët arritën të shënojnë edhe dy herë, fillimisht Kyle Walker realizoi autogol në minutën e 97-të, para se Quincy Promes të shënonte për 3-1 në minutën e 114-të. Holanda në finale ndeshet me Portugalinë, të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:45.