.
×

Gani Geci: Kurti e Mustafa le të marrin vendime, s’janë bisedime mes dy shteteve por për koalicion



Botapress, 14 Dhjetor-Gani Geci ka reaguar lidhur me bisedimet e “gjata” në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion dhe formimin e qeverisë, shkruan Botapress.info

Geci thekson që këta dy liderët e partive, Mustafa e Kurti, duhet të marrin vetë vendime dhe të mos raportojnë te kryestitë e partive sepse në këtë mënyrë do të minohen bisedimet.

Ky është reagimi i Geci në rrjetin e tij social “Facebook”:

Kishte me qenë mirë që kryetari i VV-së Albin Kurri dhe ai i LDK -së Isa Mustafa ti marrin në dorë bisedimet vetëm këta dy dhe të marrin vendime si kryetar të dy subjekteve politike të dalura nga zgjedhjet e 06 tetorit pa i pytur të tjerët as nga kryesitë as nga jashtë.

Sa kohë që dy kryetarët kthehen dhe raportojnë në kryesitë e partive të tyre për rrjedhen e bisedimeve sikur këto bisedime të ishin bisedime mes dy shtetesh e jo biseda për koalicion kështu nuk do të arrihet kurrë deri te përfundimi i bisedimeve.

Anëtarët e kryesisë se dy partive kanë preferenca të ndryshme dhe këto preferenca minojnë bisedimet.

Gjithashtu edhe dalja para gazetarëve herë e njerës palë herë e tjetrës minohen bisedimet.

Të gjitha partitë kanë kryetar dhe për ketë arsye e kanë edhe emrin Kryetar asni parti nuk i ka 2 apo 3 kryetar. 1 kryetar ështe të tjerët janë nënkryetarë

Inkurajoj Krytarin Kurti dhe Kryetarin Mustafa që të nënshkruajnë marrëveshjen edhe ta qesin para kryesive të VV-së dhe LDK -së dhe të kerkojnë votimin nga kryesit këtyre dy partive nëse kryesit nuk do të aprovojnë marrëveshjen atëherë zgjedjjet e reja do ishin të pa shmangshme.

Nga zgjedhjet e reja do të kishte konfigurim tjetër politik .