[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gani Geci: VV po sillet sikur t’i kishte fituar 61%



Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vetëvendosje duhet të sillet më mirë me partnerin e ardhshëm në qeverisje, LDK’në.

“VV po sillet sikur t’i ketë fituar 61%”, ka thënë Geci.

“Zgjedhjet i ka fituar, por jo mjaftueshëm që të bëjë qeverinë. VV duhet të sillet si ajo apula që i merr vezët e saja dhe i ruan, dhe jo sikur ajo që i qokat ato”

Ndryshe LDK dhe VV janë në fazat e fundit të negociatave për krijimin e qeverisë. Javën e fundit ka pasur probleme në ndarjen e posteve, ku LDK po kërkon postin e presidentit, post të cilin VV ka thënë që nuk do të bëhet pazar politik. /

Menu Title