[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gashi: Avdullah Hoti e ka përmendur edhe ofrimin e dorëheqjes nga pozita e kryeministrit



Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka përmendur edhe ofrimin e dorëheqjes së tij.Këtë Gashi e tha në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ka informacione që kryeministri Hoti ka përmendur edhe mundësinë e ofrimit të dorëheqjes”, tha Gashi në Debat Plus.

Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.“Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta cojnë vendin drejt zgedhjeve”, tha Gashi.

Menu Title